Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bisedimet, a do ketë një luftë?/ Qirjazi: SHBA ka kapacitetet, por Irani është “kafshatë e madhe”

schedule21:32 - 17 Shkurt, 2026

schedule 21:32 - 17 Shkurt, 2026

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka analizuar zhvillimet e fundit mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se kërkesat amerikane nuk lidhen drejtpërdrejt me armët balistike të Teheranit, por më tepër me një qasje të artikuluar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, Irani aktualisht nuk po shfaqet aq agresiv sa perceptohet, ndërsa kapacitetet e tij për një ofensivë të gjerë janë të minimizuara, me synimin kryesor për të mos “shkelur në dërrasë të kalbur”.

Qirjazi theksoi se ajo që mbetet për t’u analizuar është niveli i angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të iniciuar një konflikt të mundshëm, duke nënvizuar se, edhe pse SHBA mund të mos jenë plotësisht të përgatitura në këtë moment, ato e kanë relativisht të lehtë ta realizojnë një kapacitet të tillë ushtarak.

Ai paralajmëroi gjithashtu për efektin zinxhir që do të sillte përhapja e konfliktit në rajon, duke e cilësuar Iranin si një “kafshatë më të madhe për t’u përtypur” krahasuar me përfshirjet e mëparshme, çka do të rriste ndjeshëm rrezikun e një përshkallëzimi të gjerë.



“Kërkesat e SHBA nuk janë të drejtuara tek armët balistike, më shumë ka qenë një kërkesë nga Netanyahu. Irani duhet të ketë frikë nga SHBA, Irani nuk po duket kaq shumë agresiv. Kapacitetet e Iranit janë shumë të minimizuara për të bërë një agresion, synimi i tyre është që të mos shkelë në “dërrasë të kalbur”.

Ajo që duhet të analizojmë është që janë të angazhuara SHBA për të iniciuar një konflikt të tillë. Edhe pse nuk janë tashmë të përgatitura e kanë shumë të lehtë që ta realizojnë këtë kapacitet. Efekti i përhapjes së konfliktit në rajon.

Irani është një kafshatë pak më e madhe për t’u përtypur krahasuar me konfliktetet e tjera të përfshira më parë, do të kishte shumë rrezik. SHBA ka shumë kapacitet, por do të ishte një hap i përshpejtuar”, u shpreh eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!