Tifozët e Juventusit mund të qëndrojnë të qetë. Cristiano Ronaldo dhe Maurizio Sarri kanë sqaruar gjithçka mes tyre dhe çështja e krijuar në ndeshjen me Milan është pjesë e së kaluarës. Correio da Manha raporton se ylli i bardhezinjve dhe trajneri kanë biseduar mes tyre dhe kanë lënë pas krahëve episodin e ndodhur gjatë zëvendësimit.
Ronaldo nuk e priti mirë vendimin e Sarrit, nuk e fshehu mërzinë në fytyrë, u nis menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, teksa nuk mungoi as ndonjë fjalë e tepërt në atë moment. Sipas medias portugeze, Sarri dhe Ronaldo kanë sqaruar gjithçka në një bisedë telefonike dhe qetësia është rikthyer në kampin juventin. /abcnews.al