Në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, celularët ishin një aset me vlerë. Presidenti i atëhershëm i pëlqente të fliste me të gjithë. Për të celulari ishte një mjet shpëtimi, sipas ish-zyrtarëve të administratës Trump.
Por zakonet e ish-Presidentit janë bërë një problem për hetuesit e 6 janarit. Kjo për shkak se komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që po shqyrton trazirat e Kapitolit ka zbuluar një boshllëk në regjistrin zyrtar të telefonatave të Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN
Vështirësia qëndron për të zbuluar se me kë ka biseduar Trump gjatë kohës kur ishte në detyrë. Sipas burimeve të shumta në administratë, ish-Presidenti shpesh përdorte celularët e njerëzve të tjerë (ose celularë të shumtë të tij) për të komunikuar me mbështetësit e tij, madje edhe me familjen.
Një rast i tillë, ishte në vitin 2018, kur Trump po përpiqej të kontaktonte me gruan e tij, Melania Trump, nga celulari i tij dhe ajo nuk u përgjigj. Kështu ai iu drejtua një agjenti të Shërbimit Sekret dhe përdori celularin e agjentit për t’u përpjekur ta kontaktonte atë. Zonja e parë më pas e telefonoi. Sipas këtij burimi, agjenti nuk ishte aspak i lumtur që Trump kishte përdorur celularin e tij.
Sipas burimeve të shumta pë CNN-në , Trump përdorte celularin e një ish-zëvendësi të Shtëpisë së Bardhë për të kryer shumë nga telefonat e tij. Sipas këtij burimi, kishte një celular që e përdorte për punë dhe një celular personal, raporton abcnews.al
Përveç kësaj, Trump zakonisht nuk e mbante celularin e tij personal në Zyrën Ovale, sipas ish-guvernatorit të Nju Xhersit, Chris Christie, i cili u përpoq disa herë ta kontaktonte atë ndërsa shpërthyen trazirat. Trump foli me liderin e opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy gjatë kryengritjes edhe pse kjo nuk u regjistrua në regjistrat zyrtarë të thirrjeve.
Por një telefonatë me republikanin Jim Jordan nga Ohio ishte e regjistruar në regjistrin zyrtar.
Si një mënyrë për të vlerësuar se sa e paprecedentë ishte sjellja presidenciale e Trump dhe si ai drejtonte Shtëpinë e Bardhë në përgjithësi, një ish-zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e ka përshkruar këtë si një proces kaotik ku nuk ka asnjë të dhënë.
Sipas një tjetër ish-zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, nuk ka regjistra të vizitorëve të Zyrës Ovale. Mbajtja e regjistrave të tillë nuk është e detyrueshme, por ishte bërë normë në administratat e mëparshme.
Kur gjenerali John Kelly u bë shef i shtabit të Trump në korrik 2017, u përpoq të mbante regjistrat e telefonatave dhe të kontrollonte thirrjet e Trump, por Presidenti e kundërshtoi sepse ai nuk donte që Kelly të dinte se më kë komunikonte ai.
Përveç kësaj, sipas burimve Barack Obama nuk ka përdorur kurrë celularin e një ndihmësi ose agjenti të Shërbimit Sekret për të telefonuar zyrtarët.
/abcnews.al