“Biseda me komisioneren e BE u shty”, Rama tregon çfarë do ti kërkoj Von der Leyen

schedule18:30 - 16 Mars, 2020

schedule 18:30 - 16 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama ka treguar se në orën 19:30 do të zhvillonte një bisedë telefonike me presidentin e KE-së, Ursula von der Leyen, me të cilën do të diskutonte lidhur me fondin e donacioneve për tërmetin e 26 nëntorit.

Rama u shpreh se edhe pse situata në vend është e vështirë për shkak të koronavirusit, kjo nuk do të thotë që do të lihen pas dorë premtimet e bëra ndaj të prekurve nga tërmeti se brenda këtij viti do të pajisen me shtëpi.

“Atyre që ju ra çatia mbi kokë, nuk do t’u themi na falni po ju do prisni tani. Korona pa korona ne do të nisim rindërtimin e shtëpive dhe shkollave sapo korona të shporret nga shtëpia jonë e përbashkët.

Siç ju kam njoftuar do të kisha një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian. Biseda u shty për në orën 07:30 pas pak.

Një arsye pse do të bisedoj me të se është së pari t’i kërkoj se përtej kësaj situate financiarisht të jashtëzakonshme për BE, fondet që BE-ja premtoi në Konferencën e Donatorëve nuk do të ndryshojnë destinacion. Plani ynë për rindërtimin as nuk shtyhet dhe as nuk ndryshon.

Ne kemi nxjerrë thirrjen publike për tenderin ndërkombëtar të shkollave prej 79 mln dollarë pa TVSh për 59 shkolla të reja, tetë konvikte të reja për Universitetin Bujqësor dhe 4 konvikte për Qytetin Studenti. Këto dhe 8.7 miliardë bëjnë plot 160 mln dollarë që kjo qeveri nuk do t’i lëvizë nga destinacioni.

Pa diskutim që arsyeja tjetër e bisedës me Presidenten është domosdoshmëria jetike e rajonit tonë për përballimin e luftës me koronavirusin, BE të mos e përjashtojë Ballkanin Perëndimor pra edhe Shqipërinë, nga perimetri i eksporteve të materialeve të pajisjeve mjekësore.

BE nuk duhet ta përjashtojë Ballkanin nga aksesi tregtar për këto mallra kaq ekzistenciale për shëndetin. Në rast se do të nevojitet, ne si qeveri e Shqipërisë, kemi përgatitur një nismë rajonale për ta adresuar nga 6 vendet e Ballkanit këtë nevojë drejt Bashkimit Evropian.

Askush nuk e di se sa do të zgjasë. Nëse ka një gjë që e dinë të gjithë është se sa më shumë të durojmë sot aq më pak të vështirë do të kemi bilancin”. tha Rama në fjalën e tij.

Kreu i Qeverisë u shpreh se fabrikat dhe fasonët nuk do mbyllen, por duhet të punojnë duke plotësuar kushtet e sigurisë.

Kryeministri tha se ka një plan të qartë për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe se punëtorët në këtë situatë nuk do jenë në dorë të pronarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!