Biden, ultimatum Kinës: Asnjë armë Rusisë

schedule15:27 - 18 Mars, 2022

schedule 15:27 - 18 Mars, 2022

Përpara fillimit të bisedës telefonike,  SHBA tha se Biden do t’i kërkonte Kinës të mos i siguronte Rusisë asnjë armë në luftën kundër Ukrainës, shkruan BBC

Gjatë bisedës me homologun e tij amerikan, Joe Biden në lidhje me krizën në Ukrainë, Xi tha se nuk konflikti nuk është në interesin e askujt dhe se  marrëdhënia mes Kinës dhe SHBA-së duhet të jetë e qëndrueshme.

“Kriza në Ukrainë është diçka që askush nuk e dëshiron. Këto ngjarje po na tregojnë edhe një herë se marrëdhëniet midis shteteve nuk duhet të arrijnë deri në pikën e konfrontimit ushtarak”.

Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt”, tha presidenti kinez, duke shtuar se “paqja dhe siguria janë thesaret më të mëdha, thesaret e komunitetit ndërkombëtar”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!