Birra dhe pica: Si e ndërpreu breshëria e kallashit festën në Kavajë

schedule15:42 - 10 Tetor, 2019

schedule 15:42 - 10 Tetor, 2019

Marsida Qatja ndodhej në shoqërinë e tre meshkujve të tjerë teksa në banesë ka tentuar të futet ish-i dashuri i saj Dritan Hoxholli. Ai ka kuptuar se në shtëpi ndodheshin meshkuj të tjerë duke u futur aty me forcë.

Në debat e sipër katër meshkujt e pranishëm janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke bërë që të shkrepeshin armët. Dritan Hoxholli mbeti i vrarë në vend, ndërsa polici Bledar Toci mbeti i plagosur.

FOTO/ Kjo është vajza, për të cilën plasi në Kavajë: Tre fëmijët ndodheshin në banesë

Gazetarja e ABC News, Enkelejda Arapi hyri në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë duke siguruar pamje nga ajo që kishte mbetur pas konfliktit me një të vrarë dhe një të plagosur.

Ngjarja
Mësohet se efektivi i policisë Bledar Toçi ndodhej me tre persona të tjerë në shtëpinë e një gruaje me të cilën rezulton se kishte lidhje dashurie.
Pak minuta më vonë ka mbërritur i armatosur Dritan Haxholli dhe efektivi Toçi i ka kërkuar llogari gruas pse e kishte ftuar personin në fjalë. Në këtë moment Haxholli e ka qëlluar me një plumb në qafe efektivin. Ky i fundit i është përgjigjur me katër plumba duke e lënë të vdekur Haxhollin. Viktima ndodhet në morg për t’ju nënshtruar ekspertizë mjeko-ligjore.  Ndërsa efektivi Toçi i cili është punonjës i burgut në Durrës është dërguar në spitalin e Kavajës në gjendje kritike për jetën.

Policia e Tiranës njoftoi se polici është arrestuar . Bashkë me të u vu në pranga edhe vëllai i tij. Mësohet se gjatë sherrit në banesë është goditur fizikisht edhe gruaja. I gjithë konflikti sipas policisë lokale ka ndodhur për motive xhelozie. Gjatë kohës kur ndodhi ngjarja në banesë ishin edhe tre fëmijët e Marsida Qatja. Ndërsa burri i saj ndodhet në burg në Gjermani. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!