Gjatë një konferencë me gazetarët, presidenti Joe Biden iu drejtua njërit prej tyre më një gjuhë fyese. Biden iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me inflacionin duke e quajtur gazetarin e Fox News: Bir ku***.
Peter Doocy i Fox News pyeti Biden rreth inflacionit, i cili është në nivelin më të lartë në gati 40 vite dhe ka dëmtuar gjithashtu imazhin e presidentit. Rrjeti i Fox News ka qenë pamëshirshëm dhe shumë kritik ndaj Bidenit.
Doocy e pyeti: “A mendoni se inflacioni është një detyrim politik kundrejt afateve afatmesme?”
Biden u përgjigj me sarkazëm, “Inflacioni i lartë është një pasuri e madhe. ” Më pas ai tundi kokën duke thënë: “Çfarë bir ku***?
Sipas informacioneve, Biden ka disktutuar më vonë me gazetarin duke i thënë se nuk kishe asgjë personale me të. Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur vazhdimisht se është e fokusuar në frenimin e inflacionit, raporton abcnews.al
Por presidenti ka treguar gjithashtu një gatishmëri për të sfiduar një media që ai e konsideron shumë kritike, veçanërisht Fox News dhe gazetarin Doocy.
/abcnews.al