“Bir i babait”/ Emocionon Ervis Saliasi, bën pjesë në klipi e ri të atin: Doja ta kisha kujtim

schedule09:42 - 23 Prill, 2024

schedule 09:42 - 23 Prill, 2024

Aktori dhe këngëtari, Ervis Saliasi ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor, në bashkëpunim me artistin Mariglen Hazizaj.

“Bir i babait” është një këngë popullore, e cila është pëlqyer shumë nga publiku. Kjo dhe për arsyen e veçantë, pasi Ervisi ka zgjedhur që pjesë të klipit të bëjë babain e tij.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Saliasi ka ndarë detajet nga ky projekt, i cili prek fenomenin e emigrimit, ku të rinjtë largohen duke lënë pas prindërit.

“Kënga është shumë emocionale, sepse babai nuk e pranon asnjëherë që fëmija është rritur dhe unë doja të kisha një kujtim për vete.

Klipi është xhiruar në Vuno pasi sipas kameramanit ishte një vend që përshtatej”, tha ndër të tjera Ervisi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!