BioNTech do të ofrojë vaksinën falas për të gjithë punonjësit e vet

schedule20:24 - 11 Janar, 2021

schedule 20:24 - 11 Janar, 2021

BioNTech do të ofrojë vaksinën e saj të koronavirusit për të gjithë punonjësit e vet, duke anashkaluar programin zyrtar të Gjermanisë.

Kompania gjermane, e cila zhvilloi vaksinën me prodhuesin amerikan të ilaçeve Pfizer, tha në një deklaratë se do t’u ofronte gjithashtu furnizuesve dhe shpërndarësve të saj në Austri.

“Për të ruajtur integritetin e zinxhirit tonë të furnizimit, duke përfshirë zhvillimin, prodhimin, miratimin, furnizimin dhe shpërndarjen e vaksinës, BioNTech ka vendosur të ofrojë një vaksinë vullnetare Covid-19 për punonjësit e saj në Gjermani,” tha kompania.

Kompania është nën presion për të rritur prodhimin e dozave që shumë shpresojnë se do ta ndihmojë botën të mposhtë pandeminë.

Sasitë e vogla shtesë të vaksinave të përdorura për këtë qëllim janë të ndara dhe të dallueshme nga ato të kryera në marrëveshjet e furnizimit të lidhura me Komisionin Europian dhe qeveritë e tjera, dhe nuk do të ndikojnë në aftësinë e BioNTech për të përmbushur zotimet e saj sipas këtyre marrëveshjeve të furnizimit,” shtoi kompania. g.v/abcnews.al