Dëshmitë e pilotit 32-vjeçar për tre grabitësit që i mbytën gruan në sy të foshnjës gjatë grabitjes disa javë më parë kanë bërë që autoritetet greke të krijojnë identikitin, profilin e kreut të bandës që i mori jetën Carolinës.
Identikiti i organizatorit të grabitjes
Nga të dhënat që piloti dha lidhur me grabitësin që sipas tij ishte biond, i shkurtër, rreth të 40-ve dhe i ashpër, hetuesit grekë hodhën në skicë një profil të mundshëm të kriminelit.
Lexo edhe: Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të Caroline: Pashë një nga grabitësit
Ai dyshohet se është shqiptar. Në raportin e hartuar nga grekët theksohet fakti që organizatori, nga mënyra e sjelljes dhe veprimeve, rezulton se i urren gratë, të cilat ai i keqtrajton brutalisht dhe nuk heziton as t’i vrasë.
Rrethi është ngushtuar dhe autoritetet greke duket se janë shumë pranë zbardhjes së ngjarjes së rëndë edhe pse grabitësit nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vilën e çiftit. d.b/Abcnews.al