Biografia “Të bëhesh” e Michelle Obamës flet shqip

schedule15:40 - 31 Maj, 2019

schedule 15:40 - 31 Maj, 2019

Biografia e ish-zonjës së parë amerikane Mishel Obama, i cili rezulton një bestseller i vërtetë,  tashmë vjen edhe në duart e lexuesve shqiptare. Promovimi i veprës u bë në qendrën kod me prezencën e zonjave të suksesshme në fusha të ndryshme.

“Ti mund të bëhesh çfarëdo të duash të bëhesh, mjafton ta duash fort”. Ky është mesazhi kryesor i librit te  Michelle Obamës qe tashmë  vjen edhe ne shqip. “Becoming”, apo “Të bëhesh” është një libër me shifra rekord shitjesh. Vetëm në Amerikë i ka kaluar të 10 milionët.

Linda Rama e pranishme në prezantimin e librit e vuri theksin tek mision i të botuarit vepra të tilla. Dhe më pas ajo dha edhe përshtypjet e saj për ish-Zonjën e Parë te Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Botuesja Arlinda Dudaj përtej kënaqësisë së botuarit të këtij libri veçon thjeshtësinë e rrëfimit të Michel Obamës  për fëmijërinë, momentet e vështira dhe të suksesshme të saj.

Për Rudina Xhungën  e veçanta e librit qëndron tek forma e të shkruarit pa komplekse dhe pranimin e dobësive dhe jo vetëm shqiptimi i sukseseve vezëllitëse.

Mishel përmes kësaj vepre përpiqet të shpjegojë me një gjuhë të thjeshtë shpirtin e një gruaje revolucionare,  e cila vë forcën e saj për plotësimin e ideve.

Libri i Mishel Obama “Becoming” është në garë për t’u bërë, autobiografia me më sukses në historinë e publikimeve, pasi ka shitur deri tani më shumë se 10 milionë kopje./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!