Binjaket shqiptare bëjnë për vete jurinë e “The Voice” në Itali

schedule15:08 - 24 Prill, 2019

schedule 15:08 - 24 Prill, 2019

Serena dhe Ina Sinani, dy motrat binjake nga Shqipëria, arritën të kthejnë të katër anëtarët e jurisë të “The Voice” në Itali. Me këngën “Shumë pis” të Era Istrefit dhe Ledri Vulës, “Sindolls” – “Kukullat e mëkatit”, kaluan me shumë sukses provën e parë të konkursit prestigjoz. Dy motrat shqiptare Serena dhe Ina Sinani kanë mahnitur jurinë e The Voice of Itali falë zërit dhe talentit të tyre.

Fillimisht anëtarët e jurisë kanë qenë në dyshim nëse bëhej fjalë për një apo dy zëra.

Gue, Xhixhi, Eletra dhe Morgan katër anëtarët e Jurisë, nuk kanë kursyer komplimentet gjatë performancës së vajzave.

Nuk është keq. Por nuk e kuptoj atë që thonë

Dhe më interesante ishte fakti se të katërt anëtarët e jurisë kthyen karriget e tyre të gjithë së bashku për t’i kërkuar në skuadrën e tyre.

Pasi u prezantuan dhe sqaruan jurinë se kishin kënduar në shqip, “Sindolls” prezantuan veten si repere por dhe si tekstshkruese. Pavarësisht këmbënguljes së secilit anëtar të jurisë për ti pasur në skuadër, ato zgjodhën artistin e njohur Gue Pekueno, për të cilin thanë se është një frymëzim i madh.

Motrat 20 vjeçare u përqafuan me prindërit e tyre pas kuintave, ku në gjuhën shqipe babai u tha se ndihej krenar për to./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!