Binjakët kanadezë hyjnë në “Guinness”, kjo është arsyeja e veçantë

schedule11:36 - 7 Mars, 2023

schedule 11:36 - 7 Mars, 2023

Një vëlla dhe motër kanadezë të lindur në javën e 22-të janë emëruar nga “Guinness” si binjakët e lindur më parakohshëm në botë. Adiah dhe Adrial Nadrajah janë lindur 126 ditë më herët se koha e zakonshme, duke e marrë kështu rekordin e mëparshëm të vendosur nga binjakët amerikanë të Iowas në vitin 2018, të lindur 125 ditë më herët, raportoi BBC-ja.

“Guinness” ka deklaruar se nëse binjakët do të lindnin vetëm një orë më herët se java e 22-të, nuk do të mund të ndiqeshin masat e shpëtimit të jetës së tyre nga spitali.

Një shtatzëni e plotë është zakonisht 40-javore, derisa lindja në javën e 18-të llogaritet e parakohshme. Nëna Shakina Rajendram ka thënë se kur ka nisur lindjen në javën e 21 plus pesë ditë, mjekët i kishin thënë se foshnjat “nuk ishin të shëndetshme” dhe se gjasat për të shpëtuar ishin 0 për qind.

Kjo ishte shtatzënia e saj e dytë, pasi në shtatzëninë e saj të parë, disa muaj më herët, ajo kishe dështuar. Kësisoj, binjakët ishin shpërblim për të. Shumica e spitaleve nuk provojnë t’i shpëtojnë fëmijët e lindur para javës së 24 ose 26. Mirëpo, fatmirësisht çifti kishte mundësinë që të lëvizte në një spital që ka njësi speciale të kujdesit intensiv neonatal. Foshnja më e parakohshme që ka lindur ndonjëherë ishte Curtis Means nga Alabama, e lindur në javën 21 plus një ditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!