Dy binjakë siamezë njëvjeçarë, të lindur të ngjitur më në fund kanë arritur që të shikojnë fytyrat e njëra-tjetrës, pasi iu nënshtruan një operacioni të rrallë ndarjeje në Izrael.
Operacioni, i cili zgjati 12 orë në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin e Beersheba, kërkoi muaj përgatitje dhe përfshiu transplantet e kokës për të dyja vajzat binjake, duke përfshirë dhjetëra ekspertë, përfshirë ata të huaj.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është operacioni i parë i kryer në Izrael dhe fatmirësisht përfundoi me sukses.
Ndër të tjera bëhet me dije se në kokat e foshnjave është vendosur silikon për të zgjeruar në mënyrë periodike lëkurën e kokës të përdorur më vonë për të mbuluar kokën e vajzave pas rindërtimit të kafkave të tyre përkatëse./abcnews.al