“Bindni krushqit të votojnë LSI-në”, Kryemadhi: Ja si zgjidhet problemi i naftëtarëve për 3 ditë

schedule18:00 - 28 Tetor, 2020

schedule 18:00 - 28 Tetor, 2020

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me banorët e Dermenasit në Fier, ku u kërkoi mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Duke u ndalur te greva e naftëtareve në Ballsh, ajo i sugjeroi një zgjidhje qeverisë.

Suporti për t’u dhënë naftëtarëve të Ballshit, kryeministri gjeti kohë për të fluturuar me chater në Liban dhe jo 5 minuta për të diskutuar me ta.  

Unë do i kërkoja qeverisë që me këtë çmim të lartë që ka, më shumë se Maqedonia, 700 lekë për litër, do i kërkoja që vetëm 3 ditë të mos i merrte taksat e naftës dhe t’ua jepte naftëtarëve të Ballshit. 

Sepse vetëm në ditë qeveria fiton 3 mln euro nga nafta që shqiptarët konsumojnë cdo ditë. 3 ditë ta ulë çmimin e naftës për të gjithë dhe të mendojë tre ditë për naftëtarët e Ballshit” tha ajo.

Në fund, Kryemadhi kishte një porosi për strukturat. “Çdo lidhje, krushqi, miqësi, farefis që keni, bindini, bisedoni, nuk ka rëndësi se për kë votojnë, ne do të donim të na votonin LSI, por mjafton të mos votojnë Rilindjes e Edi Ramës. 

Vetëm kështu ne mund të mund të rikthejmë besimin në demokraci” përfundoi kryetarja e LSI-së./ db/Abcnews.al