Bindja e Hoeness: Epokë e re në futboll, harrojini transferimet e shtrenjta

schedule15:36 / 26/03/2020

Futbolli është një ndër shumë gjërat që do të ndryshojë koronavirusi. Presidenti i nderit të Bayern Munchen, Uli Hoeness është i bindur për këtë. Ai ka dhënë një rrëfim për gjermanen Kicker, aty ku flet rreth ndryshimeve të mëdha që do të pësojë futbolli, sidomos në 2-3 vitet e ardhshme.

Politika gjermane ka bërë një punë shumë të mirë. Tani duhet të jetohet solidariteti, nuk vlejnë më fjalët. Të gjithë duhet t’i përmbahemi rregullave të miratuara, ka të bëjë me jetë njerëzore. Rinisja e futbollit? Edhe po të luhet pa tifozë, paratë e fituara nga të drejtat televizive janë të garantuara. Nëse nuk do të ketë futboll deri për Krishtlindje, atëherë liga jonë e futbollit do të jetë e kërcënuar.

Ata që bëjnë parashikime se kur do të rinisin ndeshjet janë sharlatanë. Kjo situatë ka prekur çdo vend, edhe klubet e futbollit do të preken. Nuk arrij të imagjinoj transferime lojtarësh për 100 milion euro në të ardhmen e afërt. Sasia e transferimeve do të ulet, të paktën për 2-3 vitet e ardhshme. Me shumë mundësi do të jetë një botë e re e futbollit”, deklaron Uli Hoeness. /abcnews.al

schedule15:36 / 26/03/2020