Bind ende, Juventus gati t’i rinovojë kontratën mbrojtësit Gleison Bremer

schedule17:14 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 17:14 - 26 Dhjetor, 2023

Juventus është një hap laarg rinovimit të Gleison Bremer. Mbrojtësi i ardhur nga Torino për 47 milionë euro dy vera më parë, do të ketë një rregullim kontraktual që do ta bëjë të marrë rreth 5 milionë euro plus bonuse, duke ja rritur ndjeshëm pagën në krahasim me sa merrte.

Nënshkrimi dhe njoftimi zyrtar pritet në ditët në vijim deri më 30 qershor 2028, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër. Këtë sezon, braziliani ka luajtur të gjitha ndeshjet përveç gjashtë minutave, duke u zëvendësuar në minutëne e 84’ kundër Atalanta./ h.ll/abcnews.al