Billboard tregon këngët për Mbretëreshën Elizabeth që janë në trend pas vdekjes së saj

schedule14:40 - 17 Shtator, 2022

schedule 14:40 - 17 Shtator, 2022

Në javën që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, këngët për mbretëreshën e ndjerë janë bërë veçanërisht të njohura në platformat muzikore me abonim.

Sipas Billboard, kënga e Smiths e vitit 1986 “The Queen Is Dead” regjistroi rritjen më të madhe në transmetime.

Më 7 shtator, hiti i grupit rock anglez mblodhi 6,000 transmetime në SHBA dhe një ditë më vonë, kur u njoftua vdekja e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, pati një rritje prej 1,687%, domethënë u regjistruan 114,000 transmetime.

Hiti i Sex Pistols i vitit 1977 “God Save The Queen” u rikthye gjithashtu në plan të parë, duke arritur në 81,000 transmetime nga 11,000, një rritje prej 650%.

Në platformat muzikore, shumë përdorues dëgjuan përsëri “Her Majesty” të Beatles (1969) dhe këngën “Elizabeth My Dear” të Stone Roses të vitit 1989. I pari regjistroi një rritje me 269%  dhe i dyti 224%.

Mirëpo, Sex Pistols u gjendën në qendër të vëmendjes për shkak të polemikës që shpërtheu mes anëtarëve të grupit. John Lyndon u distancua nga grupi dhe e akuzoi atë për përpjekje për të “shfrytëzuar” vdekjen e Mbretëreshës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!