“BILLA” hap show room të ri në Gjirokastër

schedule17:28 - 14 Qershor, 2021

schedule 17:28 - 14 Qershor, 2021

Kompania “Billa”, lider në tregun shqiptar për produktet e pllakave, parketeve, hidrosanitareve dhe mobilieve zgjeron aktivitetin e saj, me hapjet e showroomit në Jug të vendit.  Në Showroom-in e ri në Gjirokastër, tashmë do të gjendet e gjithë gama e produkteve Billa, e aksesueshme edhe nga zonat përreth përfshirë Përmetin, Memaliajn dhe Tepelenën.

“Në qytetin e gurtë, vendosim një gurë që do të peshojë rëndë në këtë qytet. Billa vjen në Gjirokastër dhe për mua, mendoj që për qytetarët e Gjirokastrës është një ogur shumë i mirë, tregon që ekonomia pavarësisht pandemisë do të fillojë të lëvizë.

Ne do të ofrojmë shërbimin që ofrojmë kudo në Shqipëri, ju nuk do të keni nevojë të shkoni në Fier dhe Tiranë për të bërë qindra kilometra, kualitetin dhe cilësinë do ta keni këtu të njëjtë këtu” tha Jetmir Billa, Drejtues i Kompanisë Billa.

“Billa” i jep mundësi sipërmarrësve dhe investitorëve të rinj të bëhen pjesë e kanalit të shitjeve franshize, duke bashkuar energjitë e tyre me modelin e saj operacional të suksesit. Një formulë kjo që garanton fitime të mëdha dhe sukses të sigurtë.

“Jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin me kompaninë lider në tregun shqiptar “Billa” dhe cilësinë e produkteve që do të ofrojmë në qarkun e Gjirokastrës” tha Nikoleta Kristo.

Hapja do te shoqërohet me një ofertë të papërsëritshme për 8 ditë, në të gjithë vendin, ku të gjitha produktet do jenë në ofertë.

“Hapja do të shoqërohet me një ofertë të papërsëritshme në dyqanet Billa në të gjithë Shqipërinë, oferta do të jetë e vlefshme për 8 ditë, nga 15 deri në 22 qershor” tha Geni Ramaj- Drejtor i Departamentit.

Të prirur nga filozofia e tyre “shit shume e fito pak” e me moton “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë”, Billa hedh hapin e radhës në ndërtimin e një prej historive më të suksesshme për biznesin shqiptar. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!