Bill Gates largohet nga bordi i Microsoft

12:33 | 14/03/202012:330

Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates do të largohet nga bordi i kësaj kompanie, që të fokusohet në punën e tij filantropike.

“Ka qenë një nder dhe privilegj i madh që të punoj dhe të mësoj nga Bill për këto vite”, tha drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Ndella, përmes një deklarate.

“Bill themeloi kompaninë tonë me një besim në forcën demokratizuese të softuerit dhe me një pasion për të zgjidhur sfidat që kishte  shoqëria”, tha ai.

Gates, 64 vjeç, ishte drejtor ekzekutiv i Microsoft deri në vitin 2000 dhe prej atëherë ai është larguar nga aktivitetet e përditshme të kompanisë që ka themeluar më 1975 së bashku me Paul Allen. Gates është përkushtuar në punën në fondacionin që ka krijuar së bashku me bashkëshorten e tij, Melinda.

Gates është shprehur se planifikon t’i kushtojë më shumë kohë punës në fondacionin “Bill and Melinda Gates Foundation”, por gjithashtu do të jetë këshilltar për teknologji i Satya Nadella dhe liderëve të tjerë të Microsoft./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono