Bill de Blasio merr mandatin e dytë si kryebashkiak i Nju Jorkut

schedule10:36 - 8 Nëntor, 2017

schedule 10:36 - 8 Nëntor, 2017

Demokrati Bill De Blasio ka marrë mandatin e tij të dytë si kryebashkiak i Nju Jorkut duke e cilësuar fitoren e tij si një mesazh të qartë për Shtëpinë e Bardhë. De blasio fitoi me 66 për qind të votave.

Një fitore e paralajmëruar për Bill de Blasio i cili u rizgjodh kryebashkiak i Nju Jork për mandatin e tij të dytë duke mundur kanditaten republikane Nicole Malliotakis dhe kandidatë të tjerë të partive të treta. Një fitore që pritej por që merr një vlerë më shumë në planin kombëtar për frontin demokerat si dhe për sfidën me Donald Tramp në 2020-ën.

Në fjalimin e tij të fitores De blasio komentoi mandatin e dytë si një mesazh të qartë për shtëpinë e bardhë dhe për faktin se amerikanë nuk i kthejnë shpinën vlerave. Kryebashkiaku i Nju Jorkut që e përqendroi fushatën e tij elektorale tek mbrojtja e njujorkezëve mori 66,1% të votave kundrejt 28,1% të rivales republikane Nicole Malliotakis. Mes duartrokitjeve të mbështetësve të tij në Brooklyn Museum, De Blasio, 56 vjecari italo-amerikan shtoi se do të mbronte sistemin shëndetësor dhe emigrantët.

Zgjedhjet e fundit shënuan fitore dhe për demokratë të tjerë si ajo e Ralph Northamm i cili do të jetë guvernatori i Virginia, pasi mundi republikanin Ed Gillespie në atë që u konsiderua si një test elektoral një vit pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale./abc news