Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biletat për Shqipëri Angli/ FSHF: Ka nisur procesi i aplikimit për rezervimin “on line”

schedule18:19 - 15 Tetor, 2025

schedule 18:19 - 15 Tetor, 2025

Të gjithë tifozët që duan të ndjekin në stadium ndeshjen Shqipëri-Angli, e fundit dhe ndoshta vendimtare në eliminatoret e “Botërorit 2026” duhet të rezervojnë për të marrë një biletë.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka hapur aplikimet on-line si fillim për të bërë rezervime.

Kjo proçedurë është e njëjtë me atë që u ndoq përpara sfidës Shqipëri-Serbi që u luajt në Tiranë në muajin qershor, si pasojë e kërkesave të shumta, siç nënvizon në njoftimin e saj Federata,

Pas rezervimit, në një kohë të dytë, përzgjedhja e atyre që kanë fituar të drejtën për blerjen e biletave do të bëhet në mënyrë elektronike.

Të gjithë të përzgjedhurit do të njoftohen me anë të një e-mail dhe më pas do të kenë 24 orë për të finalizuar blerjen e biletës.

Biletat do të dërgohen, më pas në adresën elektroike.

Sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë do të luhet më 16 nëntor në “Air Albania” në orën 18:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!