“Bileta” për kualifikim në Champions, Juventus piketon “Bodyguard-in” e Messi

schedule12:56 - 25 Tetor, 2023

schedule 12:56 - 25 Tetor, 2023

Të vendosur për të përmirësuar performancën në mesfushë, Juventus po mendon të hedhë rrjetët për një të njohur nga Serie A, argjentinasin Rodrigo de Paul. Mesfushori duket se ka humbur rëndësinë te Atletico Madrid dhe kështu pritet që të largohet, ndoshta që në janar.

Duke startuar nga minuta e parë vetëm katër nga 11 ndeshjet që Atletico ka luajtur këtë sezon, De Paul po përjeton një fillim delikat të sezonit. Ndryshe nga viti i kaluar, mesfshuroi aktualisht luan një rol dytësor në planet e Diego Simeone.

Juventus tashmë synon të përfitojë nga kjo situatë për të testuar nënshkrimin e tij gjatë merkatos së dimrit. “Zonja e Vjetër” do të ishte e kënaqur ta sillnin në Torino me formulën e huazimit dhe me opsion blerje të detyrueshme nëse kualifikohen në Champions League.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid do të ishte i gatshëm ta largonte kundrejtë një oferte të mirë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!