Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bileta” e parë e finales/ Fluminense-Chelsea, gjysmëfinalja e parë në orën 21:00

schedule12:38 - 8 Korrik, 2025

schedule 12:38 - 8 Korrik, 2025

Duhet të presim deri në 21:00. Pikërisht në atë orë do të nisë gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës për Klubet, ajo mes Fluminenses dhe Çelsit, që është një duel I madh mes dy stileve të futbollit.

Skuadra braziliane, e vetmja e mbetur nga vendi i saj në Botëror, nuk e nis si favorite, por nuk besohet se kjo do të ketë ndonjë ndikim tek të besuarit e trajnerit Renato Gauço.

Fluminense u tregua më e zonja se Al Hilal në çerekfinale, ndërsa në raundin e dytë shkaktoi të papriturën e madhe duke mundur Interin, nënkampion të Europës.

Brazilianët do të dalin në stadiumin “Metlajf” në Nju Xhersi me ndonjë mungesë, ndonëse jo edhe aq shumë.

Shënuesi I njërit prej golave ndaj Al Hilalit, Martineli, është I pezulluar, ashtu si edhe Frejtes, por kthehet mbrojtësi me përvojë Rene, e nuk mund të mungojë qendërmbrojtësi tjetër, kapiteni 40-vjeçar Tiago Silva, që do të ndeshet me ish-ekipin e tij.

Trajneri Renato Gauço ka besim dhe thotë se Fluminense ka të njëjtat shanse si edhe kundërshtari.

Po Çelsi?

Europianët vazhdimisht kanë respektuar parashikimet, pavarësisht nga një humbje e papritur në grup kundër Botafogos, pikërisht një ekipi nga Brazili.

Më pas, Blutë e Londrës kanë vazhduar me fitoret duke thyer Benfikën 4-1 në raundin e dytë, edhe pse vetëm pas kohës shtesë, si dhe eliminuan ekipin e fortë të Brazilit, Palmeiras, me shifrat 2-1 në çerekfinale.

Delap dhe Koluill janë të pezulluar për londinezët, ndërsa Risi Xhejms, Lavia dhe Badiashile janë në dyshim pasi munguan edhe në ndeshjen e kaluar.

Trajneri Enzo Mareska vlerëson se Fluminense është rival shumë cilësor dhe I përgatitur, ndërsa shpreson që I nxehti të mos I prishë shumë punë ekipit të tij.

Çelsi është favorit, por gjithsesi vetëm fusha do ta tregojë se cili do të jetë fituesi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!