Një tjetër arritje për gjyqtarët shqiptarë në arenën ndërkombëtare është edhe ajo e Enea Jorgjit, i cili është zgjedhur të jetë kryesorë në takimin që Turqia do të luajë ndaj Italisë, që do të luhet nesër në orën 20:45 në Konya.
Jorgjin do ta shoqërojnë edhe Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj, eksa gjyqtarë i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.
Në këtë sezon futbollistik, Jorgji ka arbitruar në një ndeshje të Conference League dhe 3 sfida të Uefa Youth League. Gjithashtu, ai ka vendosur drejtësi edhe në kualifikueset e Conference League (1 herë). /f.a/abcnews.al