Bilani revoltohet me mediat! Zaimi: Ne nuk na pëlqen kryeministri jo ato që transmeton në ERTV

schedule21:59 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 21:59 - 17 Dhjetor, 2020

Roli i mediave tradicionale në raport me kanalin  ERTV të kryeministrit hapi një debat të nxehtë në emisionin “As pro, as kundër”. Gazetari Feliks Bilani hodhi akuza ndaj kolegëve të tij se kanë fikur kamerat me urdhër të kryeministrit në kohën kur zhvillohej protesta.

Feliks Bilani: Të gjithë ju gazetarët mbyllët gojën përpara ERTV-së. Keni punuar bashkë. Pyetja është e thjeshtë. Si ka mundësi që ju gazetarët pranoni të jeni skllevër të një kryeministri bandit. Që ai i jep urdhër gazetarëve dhe kameramanëve largohuni nga protesta.

Adrian Thano: Unë se ndjek fare ERTV. Nuk e di fare çfarë transmeton

Feliks Bilani: Si ka mundësi që asnjë media nuk reagon kur kryeministri jep urdhër

Robert Aliaj: Të shqetëson fakti që kryeministër ka një televizion në rrjetet sociale. Kjo gjë të shqetëson?

Feliks Bilani: Si ka mundësi që kryetari i bashkisë nxjerr dy gjethe vjeshte dhe thotë sa të bukur e kemi bërë Tiranën. Asnjë gazetar nuk del në periferi. Në 21 Janar unë isha një nga gazetarët e plagosur. Dola me dy qepje. E vërteta është misioni i gazetarit.

Arbër Zaimi: Te kryetari i bashkisë, kryeministri nuk na pëlqen ajo që bëjnë ata jo njerëzit që janë ata. Ne nuk na pëlqen kryeministri jo ato që ai transmeton në ERTV/mv.abcnews.al