Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bilanc tragjik, shuhet familja me katër anëtarë në Vlorë, dy prej tyre fëmijë, përplasja e fortë theu shtyllën

schedule09:26 - 25 Qershor, 2021

schedule 09:26 - 25 Qershor, 2021

Shuhet familja me katër anëtarë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se mes viktimave janë një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre. Është ky bilanci tragjik i aksidentit në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.

Burime bëjnë me dije për ABC se ka ndërruar jetë personi i katërt që po udhëtonte me automjetin tip “Toyota”. Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur tre personat që po udhëtonin me tip “Audi-n”, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët pa probleme.



Si pasojë e përplasjes së fortë dy makinat kanë dalë nga rruga. Nga pamjet e siguruara nga ABC shihet se një prej tyre është shkatërruar tërësisht. Ndërkohë që tjetra është spostuar disa metra në anë të rrugës duke thyer edhe një shtyllë nga përplasja e fortë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur. m.v/abcnews.al

https://youtu.be/x6qEOqG6rI0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!