Bilanci tragjik në Spanjë, të paktën 838 persona humbin jetën brenda ditës si pasojë e koronavirusit

schedule16:22 - 29 Mars, 2020

schedule 16:22 - 29 Mars, 2020

Autoritetet  spanjolle kanë njoftuar se të pakëtn 838 persona të tejrë kanë ndërruar jetë si pasojë e kronavirusit në vend. Me numrin e madh të personave që kanë ndërruar jetë vetëm gjatë 24 orëve të fundit, bilanci total i viktimave në vend rritet në 6,528.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi gjithashtu se janë konfirmuar edhe 6,500 raste të reja me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 78,797, shkruan abcnews.al

Kryeministri i vendit Pedro Sanchez njoftoi masat e mëtejshme shtrënguese për të mbajtur nën kontroll epideminë. Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Spanjë tashmë shumica e punëve do të bëhen nga shtëpi për dy javët në vazhdim.

Sanchez u shpreh:

“Ky vendim do të na lejojë që të reduktojmë numrin e personave të infektuar në një mënyrë më eficente.”

Kryeministri spanjoll kërkoi gjithashtu nga Bashkimi Evropian që të formohet një “ strategji e përbashkët ekonomike dhe sociale”, në mënyrë që t’u vijë në ndihëm vendeve për t’u përballur me krizën. /abcnews.al/