Bilanci me rivalët në Nations League, superiorë veç me Kazakistanin

schedule12:21 - 4 Mars, 2020

schedule 12:21 - 4 Mars, 2020

Shqipëria do të jetë pjesë e grupi 4 në Ligën C të Nations League dhe synimi është renditja në vendin e parë. Kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë, duke pasur parasysh kundërshtarët që kanë. Gjithsesi do të jetë fusha e blerta ajo që do të flasë.

Nëse rikthehemi në të shkuarën, Shqipëria ka provuar të përballet me të tria ekipet: Lituaninë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin. Me këta të fundit e kemi bilancin pozitiv, në vitet 2004-2005 i kemi mposhtur dy herë, me rezultatet 1-0 dhe 2-1.

Me Lituaninë ka balancë: 2 fitore dhe dy humbje për Shqipërinë, që ka një golaverazh më të më mirë në përballjet direkte, 7 gola të shënuar e gjashtë të pësuar. Me Bjellorusinë bilanci është negativ. Kuqezinjtë, në pesë ndeshje në total, kanë fituar një, barazuar dy dhe humbur po kaq. Golaverazhi i përgjithshëm është 5-8 në favor të bjellorusëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!