Bilanci i turizmit/ Flet eksperti: Gjatë vitit të kaluar kishim 7.5 milionë hyrje, sivjet i arritëm në 8 muaj

schedule14:23 - 11 Shtator, 2023

schedule 14:23 - 11 Shtator, 2023

Eksperti për çështjet e turizmit, Besnik Vathi ka deklaruar se 7.2 milionë turistët e huaj që kanë vizituar Shqipërinë është një shifër e lartë. Mirëpo, sipas tij, do të ishte më shumë në favor të ekonomisë së vendit tonë në rast se ky turizëm do të ishte i organizuar dhe jo individual.

Kjo shifër është e lartë, por mund të ishte dhe më e lartë sepse turizmi që ne kemi pasur ka qene më shumë turizëm personal, se sa turizëm i organizuar. Prandaj them, që edhe shpenzimet do të ishin shumë më të larta, nëse do të ishte i organizuar. Jo thjesht se është turizëm low cost, po është turizëm individual, pasi turistët nuk konsumojnë të gjithë potencialin që ofron Shqipëria në kushtet kur ky turizëm është më shumë individual, siç thash”, u shpreh ai në “Sheshi i Dollarit”.

Më tej, Vathi theksoi se ne gjatë vitit të kaluar kemi pasur 7.5 afërsisht milionë hyrje dhe ne i kemi mbërritur këto hyrje, deri më tani në 8 muaj.

Siç thash, mundësitë janë shumë më të larta, për të ngritur shifra shumë më të larta. Ndoshta, diku te 25-30% mendoj unë, më të larta se sa viti i kaluar. Mund të jenë si të ardhurat, ashtu dhe numri i hyrjeve në Shqipëri. Po siç thash, ne gjatë vitit të kaluar kemi pasur 7.5 afërsisht milionë hyrje dhe ne i kemi mbërritur këto hyrje, deri më tani në 8 muaj. Ndërkohë, nuk i kemi mbërritur në të ardhura. Pra, siç shihet duhet të ishin shumë më të larta, megjithëse në këtë shifër nuk është futur kulmi i sezonit turistik”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!