Bilanci i ri i sulmit në Afganistan/ Të paktën 20 persona të vrarë

schedule18:57 - 21 Mars, 2024

schedule 18:57 - 21 Mars, 2024

Të paktën 20 persona u vranë në një sulm në Kandahar, në jug të Afganistanit, sipas spitalit në qytetin Kanda.

Autoritetet talebane i qëndruan raportit të tre të vdekurve dhe 12 të plagosurve, të cilin e raportuan në mëngjes pas një sulmi para një banke, të cilin ia atribuan grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Sulmi ka ndodhur në filialin e bankës private “New Kabul Bank”, në kohën kur njerëzit prisnin në radhë për pagat e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!