Qeveria po zhvillon një mbledhje informale në Tepelenë.
Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, anëtarët e kabinetit do të analizojnë për dy ditë radhazi performancën e 6 muajve të parë të këtij viti.
Çdo sektor do të raportojë me radhë për arritjet dhe dështimet e sesionit, dhe do të ballafaqohen me njëri-tjetrin në përmbushjen e planit qeverisës.
Ky format takimi është i përhershëm i Edi Ramës, i cili mbledh ministrat në takime jo formale dhe në ambiente jo zyrtare, në fund të cdo sesioni politik dhe përpara se të nisen për pushime.
Kësaj radhe, takimi i qeveritarëve do të ndiqet me Kongresin e Partisë menjëherë pas verës, duke karikuar të gjithë motorrët politikë të socialistëve, por edhe duke mbajtur ndezur vigjelencën e atyre që presin edhe ndryshime në qeveri./abcnews.al