Bilanci i Ministrisë së Arsimit, Kushi: Vëmendje për nxënësit me aftësi ndryshe, “Abetarja e përbashkët” krenari

schedule10:53 - 12 Janar, 2023

schedule 10:53 - 12 Janar, 2023

Ministrija e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi në konferencën e prezantimit të arritjeve, sfidave dhe objektivave, ka nisur të flasë për ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave në të gjithë vendin.

Kushi u shpreh se gjatë vitit që lamë pas janë financuar për rikonstruksion 35 shkolla, ndërsa vazhdon programi i rindërtimit,  pasi tani janë 79 godina arsimore të rindërtuara.

“Gjatë 2022, ne arritëm të financojmë rikonstruksion e 25 shkollave në të gjithë vendin. Programi i rindërtimit po vazhdon. Kemi 79 godina arsimore te rindërtuara, me të mira, më të forta.

Falë financimit të BE, kemi 35 projekte të përfunduara, nga 60 që janë të përfshira në këtë program. Përmend edhe 12 shkollat e reja të Tiranës”,  u shpreh  Kushi.

Kushi theksoi se është ndërhyrë edhe në aspektin e cilësisë sa i përket shërbimit në arsim, ku sqaroi se ka pasur një vëmendje ndryshe për nxënësit me aftësi ndryshe.

Ministrja u shpreh se ende nuk janë plotësuar 100%  nevojat, por po ecet me ritme të shpejta.

“Kemi ndërhyrë edhe në aspektet e cilësisë.  Për nxënësit me aftësi ndryshe kemi pasur një vëmendje të shtuar dhe kemi rritur ndjeshëm numrin e mësuesve ndihmës.

Nuk i plotësojmë 100% nevojat, por ritmet janë të shpejta dhe së shpejti shopresojmë që këta mësues të jënë të licensuar.Ka shkuar në 1650 numri i mësuesve ndihmës, 1 mësues shërben për 1 deri në 3 nxënës ndryshe. Shërbimi psiko-social në shkolla është rritur, pasi e kemi çuar numrin e të punësuarve në 800.Po ashtu kemi 70 Oficere Sigurie shtesë. Tanimë nuk i kemi vetëm në shkollat e mesme, por edhe 9 vjecare, synimi është që të gjitha shkollat të kenë nga një oficer sigurie.

Për herë të parë, arritëm që të hapim shkollën e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë. Tanimë këto nxënës nuk janë të detyruar të rrnë në shtëpi pasi të mbarojnë 9 vjecaren” tha Kushi.

Më pas Kushi foli edhe për Abetaren e Përbashkët, të cilën e cilësoi si një krenari:  Abetarja e përbashkët unike, krenari Ministrisë sonë dhe të Kosovës. Kemi një tekst të ri dhe unik për shkollat në Shqipëri dhe Kosovë, i cili është përshtatur me kushtet e reja. Vitin e ardhshëm duam që kjo abetare të jetë në të gjitha trevat shqipfolëse. Në Maqedoninë kjo ka nisur që kët vit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!