Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanci i BE/Humbja financiare nga BREXIT, 14 miliardë euro në vit

schedule12:00 - 11 Janar, 2018

schedule 12:00 - 11 Janar, 2018

Humbja në buxhetin e Bashkimit Europian si pasojë e daljes së Britanisë së Madhe, tashmë përllogaritet deri në 14 miliardë euro në vit. Për të krijuar një balancë të re, 27 vendet e tjera anëtare do të paguajnë më shumë.

Komisioneri për Financën në Bashkimin Europian Gunter Oetinger deklaroi se humbja që do të pësojë BE nga dalja e Britanisë së Madhe do të jetë deri në 14 miliardë euro në vit. Për të krijuar një ekuilibër të ri, Komisioni Europian do të propozojë disa shkurtime në buxhet, por dhe një rritje të kontributit monetar të 27 vendeve anëtare.

Mbretëria e Bashkuar në fakt siguron 15 për qind të të ardhurave financiare si dhe është një kontribues neto në bilancin e BE. Sipas Otinger të gjithë programet e Bashkimit Europian do të pësojnë shkurtime, kurse kontributi i vendeve anëtare llogaritet deri në 150 miliard euro në vit.

Për këtë arsye është përjashtuar përfundimisht mundësia e një bilanci ekskluziv për zonën euro, dhe brenda pak kohësh në shumë shtetet të tjera do të fillojë të përdoret monedha euro. Por Otinger ka përjashtuar shkurtime në personel pasi puna që duhet të bëhet nuk do të pakësohet.

Negociatat për buxhetin e Bashkimit Europian mbeten më delikatet për shtetet anëtare, të cilat deklarojnë se marrin shumë më pak nga sa kontribuojnë. Qeveria austriake është e para që ka reaguar duke thënë se nuk do të paguajë asnjë euro më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!