Bilancet, afat deri më 31 korrik/ Subjektet duhet të dorëzojnë “online” pasqyrat financiare

schedule14:14 - 13 Korrik, 2023

schedule 14:14 - 13 Korrik, 2023

Bizneset kanë afat deri më 31 korrik që të dorëzojnë pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Detyrimin për plotësimin dhe depozitimin e bilanceve, raportit të ecurisë së veprimtarisë dhe raportimin e auditimin e kanë sipas QKB të gjitha subjektet e regjistruar në Regjistrin Tregtar pavarësisht formës së tyre ligjore.

Ndërsa kanë mbetur më shumë se dy javë nga afati i fundit, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare E Biznesit, deri më tani janë më shumë se 17 mijë biznese shqiptare dhe të huaja që kanë dorëzuar bilancet vjetore.

Ndërkohë, në total në të gjithë vendin janë mbi 20 mijë subjekte që kanë detyrimin e depozititimit të bilanceve të vitit paraardhës pranë QKB.

Subjektet mund të bëjnë dorëzimin e tyre online në platformën e-Albania, procedurë që po kryhet elektronikisht për të 8 vit radhazi dhe në rast tejkalimi të afatit parashikohen edhe gjobë në masën 15 mijë lekë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!