Ministria e Shëndetësisë e Gazës në një përditësim të ri, tha se 15,899 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Ministria, e cila është pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Hamas në Rripin e Gazës, tha se 70% e atyre që janë vrarë janë gra dhe fëmijë.
Sipas informacioneve, më shumë se 6 mijë palestinezë konsiderohen të zhdukur.Të paktën 1,200 izraelitë janë vrarë dhe 5 mijë kanë mbetur të plagosur nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.
Izraeli beson se Hamasi ende mban peng mbi 130 persona brenda Gazës, të cilët u kapën më 7 tetor.
/abcnews.al