LINDJE E MESME– Konflikti sa vjen dhe intensifikohet mes Iranit dhe Izraelit. Dy vendet kanë aktivizuar sulmet ajrore ndaj njëri-tjetrit e njëkohësisht sistemet e tyre mbrojtëse.
Irani ka lëshuar dronë dhe raketa drejt qyteteve izraelite, ndërsa ushtria izraelite thotë se po sulmon Teheranin.
Televizioni shtetëror iranian raportoi se vendi ka nisur valën e dytë të sulmeve kundër Izraelit , duke thënë se këtë herë sulmi do të përfshijë një kombinim të dronëve dhe “më shumë se 100” raketave, me Haifën dhe Tel Avivin si objektivat kryesore, raporton BBC.
“Po sulmojmë objektiva ushtarake në kryeqytetin e Iranit”, njoftoi ushtria izraelite.
Po ashtu raportohet se një dron i lëshuar nga ushtria izraelite ka synuar një “figurë të shquar në Teheran”, raportoi Ynet, duke shtuar se sulme janë duke u zhvilluar edhe në Jemen./abcnews.al