Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Bien PS dhe PD, por demokratët në pikiatë/ Sondazhi i ABC News: Vendimi i parlamentit për deputeten Balluku ndan shqiptarët

schedule23:20 - 16 Mars, 2026

schedule 23:20 - 16 Mars, 2026

Shqiptarët ndahen për për vendimin e parlamentit për të mos autorizuar heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Megjithatë, sipas sondazhit Zëri i Shqiptarëve në Abc News, një pjesë pak më e madhe  50.6% anojnë por vendimi i mazhorancës.

35.2% prej të cilëve janë të bindur se SPAK s’ka asnjë provë shtesë për të ashpërsuar masën e sigurisë, kurse 15.4% kritikojnë SPAK se kaloi kufirin e pushtetit gjyqësor duke ndërhyrë në atë ekzekutiv.



Por edhe ata të cilët mendonin se Kuvendi duhet të autorizonte heqjen e imunitetit, ndahen. Shumica e tyre, 31.2% janë për të mbështetur SPAK, kurse një pakicë 18.2%, elektorat demokrat, i besojnë tezës së Sali Berishës se “Rama mbrojti veten, jo Ballukun”.

Të dielën Rama tha se vendimi i shumicës për Ballukun, nuk prek aspak rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Dhe 50.3% e shqiptarëve mendojnë po njësoj.

17.8% madje thonë se Shqipëria është akoma më afër BE. Vetëm 31.9% janë pesimistë se vendi tashmë është më larg anëtarësimit.

Por kush është i interesuar për ti future thika pas shpine Shqipërisë?

Qeveria anuloi tenderin për portin e ri në Porto Romani, me kryeministrin që tha se janë influence të huaja të cilat po pendojnë ndërtimin aty.

Shqiptarët në masë 40.5% mendojnë se armiku është Rusia, 35.1% thonë se është më afër, Greqia, por ka dhe një 4% që thotë Italia. 20.7% mendojnë është një shtet tjetër.

Ky 15 mars, shënoi 18 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, por familjarët e 26-viktimave nuk kanë parë ende drejtësi.

40% e shqiptarëve thonë se zvarritja e procesit gjyqësor për Gërdecin, është prova më e fortë se ish-kryeministri i asaj tragjedie, Sali berisha kontrollon drejtësinë e re.

35.3% të tjerë i bashkohen, duke akuzuar direkt drejtësinë e re për dështim spektakolar.

Ndërsa 24.7% mendojnë se asnjë palë nuk është e interesuar për tu zbardhur e vërteta.

Por kjo javë, uli mbështetjen për të vjetrit. PS edhe pse mbetet shumicë, ra në 45%. Kurse PD vijon pikiatën, me rekordin më të ulët të mbështetjes prej 11 majit, në 23.8%.

Mes ditëve të vështira për PS, dhe katastrofës së PD, e vetmja që rritet është shpresa e shqiptarëve me sytë nga qielli për lindjen e një partie të re. (26.7%)/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!