Bien eksportet dhe importet

schedule14:49 - 17 Korrik, 2019

schedule 14:49 - 17 Korrik, 2019

Eksportet dhe importet shqiptare gjatë qershorit kanë pësuar rënie. Për pasojë defiçiti tregtar sipas Institutit të Statistikave është rritur me 1.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Qershori nuk ka qenë një muaj i mbarë për eksportet shqiptare.

Instituti i Statistikave thotë se ato kanë rënë me 4.4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 8.2% krahasuar me muajin maj duke arritur në vlerën e 25 milion lekëve.

Ulja e eksporteve vëren INSTAT është ndikuar kryesisht nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike.

Rënie ka pësuar dhe importi. Sipas Institutit te Statistikave në muajin qershor ato arritën në vlerën e 53 miliardë lekëve. 1.5%  më pak se vitin e shkuar dhe 9.6% më pak se muajin e shkuar.

Makineritë, pjesët e këmbimit, produktet kimike dhe plastike janë ato që kanë shfaqur kontributin kryesor në këto shifra.

Deficiti tregtar në qershor arriti në 28 miliardë lekë, duke u rritur me 1,4 %, krahasuar me qershorin e vitit 2018.

Sa i përket gjashtë muajve të parë të vitit deficiti tregtar arriti 165 miliardë lekë, 9.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Eksportet e mallrave pësuan ulje me 3,7 % ndërsa importet u rritën me 2,6 %, krahasuar me një vit më pare.

Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, janë: Kosova, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut (4,2 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia Spanja dhe Greqia.

Sa i përket importeve në vend të parë qëndron Kina, Greqia dhe Turqia. Më pak Shqipëria ka importuar drejt Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës./ABC News Albania 24/7