Bien akuzat kundër protestuesve pro-palestinezë në Universitetin e Kolumbisë

schedule08:19 - 21 Qershor, 2024

schedule 08:19 - 21 Qershor, 2024

Prokurorët e Nju Jorkut hoqën të gjitha akuzat penale kundër shumicës së studentëve dhe aktivistëve të arrestuar prillin e kaluar gjatë pushtimit të ndërtesës së Universitetit Columbia për të protestuar kundër luftës në Gaza.

Nga 46 personat e arrestuar në lidhje me pushtimin e Hamilton Hall, 31 personave u pushuan akuzat dje, të enjten.

Në atë kohë, zyrtarët e universitetit i kishin dhënë policisë dritën jeshile për të hyrë në godinë pasi studentët protestues injoruan paralajmërimet për t’u larguar.

Asnjë nga studentët e arrestuar nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe të gjithë përballeshin me procedim disiplinor.

Të 46 protestuesit, të cilët u arrestuan mbrëmjen e 30 prillit, u akuzuan fillimisht për kundërvajtje të shkallës së tretë. Zyra e Prokurorit të Qarkut në Manhatan i tha një gjykate të enjten se do të heqë akuzat kundër 31 protestuesve, duke përmendur “diskrecionin e prokurorisë dhe mungesën e provave”.

Prokurorët u thanë gjithashtu 14 të tjerëve se rastet e tyre do të pushoheshin nëse shmangnin arrestimin në gjashtë muajt e ardhshëm. Të pandehurit e refuzuan këtë kërkesë dhe do të kthehen të gjithë në gjykatë më 25 korrik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!