Në katin e klatërt të një pallati në Sarandë ka rënë zjarr. Burime nga policia bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë banesën e E.Zh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ndërsa ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 24.12.2021, rreth orës 19:20, në lagjen numër 3, Sarandë, ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetasit E.Zh., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.