Në një pallat në Korçë ka rënë zjarr mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se janë djegur tre banesa.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtyllë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet e para dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.
“Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë,” njofton policia. g.v/abcnews.al