“Bie” vetoja e Greqisë ndaj Shqipërisë/ KE miraton planin e reformave para zgjerimit të bllokut

schedule22:20 - 20 Mars, 2024

schedule 22:20 - 20 Mars, 2024

Komisioni Evropian heq veton e vendeve anëtare. Shtetet e evropiane u pajtuan që unioni të reformohet, në mënyrë që të jetë e gatshme për zgjerimin e radhës, përfshirë në aspektin politik, ligjor dhe financiar.

Brukseli propozoi heqjen e unanimitetit që pengon vendimet mbi politikën e jashtme për të shmangur bllokimet e ardhshme nga shtetet anëtare për çështje dy palëshe.

Në këtë mënyrë  pranimi i shteteve të ballkanit perëndimor dhe jo vetëm zëvendësohet me votimin me shumicës të cilësuar.

Kjo vendimmarrje do ti japë zgjedhje edhe pengesave që ka Shqipëria me Greqinë. Kjo e fundit tashmë nuk mund të përdorë “veton e saj” për të penguar  integrimin e Shqipërisë. Athina zyrtare ka kërcënuar shpesh herë vendin tonë se do e bllokojë atë në rast së nuk liron Fredi Belerin.

Po ashtu ky plan  do të parandalojë edhe Hungarinë të bllokojë sërish buxhetin financiar.

Pas miratimit në Komisionin Evropian për reformat e brendshme të BE-së para zgjerimit do të diskutohet edhe në Këshill nga vendet anëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!