“Bie” vetoja e Greqisë ndaj Shqipërisë/ Deliu: Moment pozitiv, reformimi i BE i nevojshëm

schedule14:35 - 21 Mars, 2024

schedule 14:35 - 21 Mars, 2024

Për eksperten e integrimit Nirvana Deliu, propozimi për heqjen e vetos për zgjerimin e BE është një moment pozitiv. Në studion e Tirana Live, Deliu u shpreh se në jo pak rastet vetot e vogla kanë qenë penguese për shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në familjen europiane.

“Diskutimi për një reformim të BE ka vite që është hedhur, mbi mënyrën si BE duhet të ketë procesin e zgjerimit dhe vendimmarrjen në këshill kur e dimë që të 27 shtetet anëtare do duhet të votojnë në mënyrë unanime për të gjitha hapat kur preken vendet candidate. Kemi parë se vetot kanë penguar procesin e zgjerimit, më i fundit rasti i Greqisë për Shqipërisë. Është hequr një propozim që vjen nga Komisioni Europian, por duhet të kalojë më pas në Këshill e Parlament. Është pozitive fakti se nga njëra anë komisioni do ta shtyje procesin e zgjerimit, pra e sheh si një politikë prioritarë për BE, por duhet parë si do negociohet.

Macron ka qenë disa herë pro reformimit të BE, herë pas herë ka hedhur ide. Për BE ka qenë dilemë, thjesht zgjerim apo thellim apo të dyja së bashku dhe si mund të shkojnë këto të dyja me njëra tjetrën dhe herë pas herë këto dilemma vijnë kur shohim se BE zgjerohet. Janë 7 faza të zgjerimit, janë shumë interesa që luhen dhe vende që duhet të binden. Nevoja për reformim ka qenë gjithmonë e nevojshme. Një vit më parë u hodh propozimi franko gjerman, edhe aty veto u prek.

Gjithmonë e më shumë BE po diskuton intergrimin gradual, rriten mundësitë që vende si Shqipëria të prekin tregun e brendshëm që të mësohemi tashmë me standardet dhe kriteret që do na kërkohen kur të jemi shtet anëtar i BE. Risi është se për herë të parë vendet që kanë hapur negociatat futen në atë që njihet si mekanizmi i shtetit të së drejtës, që BE e bën për vendet anëtare.
Pra, po kuptojmë cdo të thotë të jesh pjesë e BE. Procesi edhe pse mund të kërkohet përshpejtim do mbetet bazuar në meritë dhe performancë. Është një moment pozitiv për ne për të realizuar reformat që ne kemi për tu anëtarësuar në BE.” -u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!