Bie ritmi i vaksinimit, Preza nga ISHP: Ngadalësimi nga festat e Nëntorit

schedule15:42 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 15:42 - 7 Dhjetor, 2021

Ajgena Korbi

Prej rreth një javë e gjysmë interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka rënë.  Mesatarisht çdo ditë janë kryer rreth 6 mijë doza anti Covid. Ngadalësimin e procesit Iria Preza nga Instituti i Shëndetit Publik e arsyeton me pushimet e festave të nëntorit.

Mbulesa vaksinale me dy doza anti Covid  tek personat mbi 16 vjeç ka arritur në  42% ndërsa me një dozë 47%. Ndërkohë që  nga një nëntori kur ka nisur aplikimi i dozës së tretë  janë kryer mbi 85 mijë vaksinime kryesisht tek të moshuarit.

Prej dy dhjetorit dozën e tretë mund ta kryej çdo person mbi 18 vjeç  që ka kaluar  gjashtë muaj nga doza e dytë.  Ndërkohë  brenda  muajit  vaksinën  kundër Covid duhet ta marrin dhe  punonjësit e administratës, të supermarketeve dhe qendrave tregtare pasi më 4 janar në punë do të paraqiten ose me kartë vaksinimi ose me test PCR negativ çdo javë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!