Një ndërprerje e papritur teknike preku përdoruesit e Facebook të dielën, ku shumë prej tyre raportuan vështirësi në aksesimin e llogarive ose në përdorimin e funksioneve bazë të platformës në mbarë botën.
Përdoruesit raportuan probleme si dështime gjatë përpjekjeve për t’u futur në llogari përmes aplikacionit dhe faqes së internetit, si dhe vonesa ose mosfunksionim të përditësimeve të News Feed.
Disa përdorues patën gjithashtu vështirësi në ngarkimin e fotove dhe videove ose në dërgimin e mesazheve përmes shërbimit të lidhur Messenger.
Shumë nga përdoruesit e prekur kaluan në platforma të tjera të rrjeteve sociale, përfshirë X (ish-Twitter), për të raportuar ndërprerjen dhe për të ndarë përvojat e tyre. Hashtagu i Facebook filloi të bëhej në trend ndërsa ankesat u shtuan gjatë ndërprerjes.
Një përdorues i platformës shkroi se: “Nuk mund të hyj në Facebook, thjesht thotë se llogaria është e padisponueshme”. Një tjetër shpreh zhgënjim me platformën, duke i përmendur problemet vazhdueshme të ndodhura brenda muajit: “Është hera e tretë brenda një muaji që ndodh kjo”.
Meta, kompania që zotëron Facebook, ende nuk ka publikuar një deklaratë zyrtare që të shpjegojë shkakun e ndërprerjes teknike ose të japë një afat për rikthimin e plotë të shërbimeve./abcnews.al



