Mesut Ozil do të largohet nga Arsenali këtë muaj. Fantazisti gjerman me origjinë turke, po negocion prej ditësh me DC United, klubin amerikan që garon në MLS.
Gjithsesi, 32-vjeçarin pritet ta shohim në kampionatin turk. Gazetari i A Spor, Ahmet Selim Kul raporton se Ozil ka arritur akordin me Fenerbahce.
Lojtari ofensiv do të firmosë një kontratë 3.5-vjeçare me klubin e njohur nga Stambolli. Palët kanë rënë dakord dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi.
Një lajm i tillë ka krijuar entuziazëm te tifozët e zjarrtë të Fenerbahces, ekipit ku luajti edhe Vedat Muriqi sezonin e kaluar. Ardhja e Ozil po pritet me padurim në kryeqytetin turk. /abcnews.al