Harry Kane ishte dëshira e Manchester City-t për t’a transferuar nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola, ‘pistë’ e cila nuk u realizuar, sepse me ardhjen e Antonio Conte në krye të Tottenham, sulmuesi anglez ka vendosur të rinovojë kontratën.
I gjendur në këto kushte Manchester City është hedher në sulm për një tjetër sulmues që garanton gola dhe që mund të mbajë peshën kryesore të sulmit.
Drejuesit e Citiziens kanë hedhur ‘grepat’ te Real Madrid, nga ku dëhsirojnë të ‘peshkojnë’ Karim Benzemanë.
Sulmuesi francez është një nga pikat kryesore të sulmit të “Los Blancos”, i cili kujtojmë se është bërë pjesë e klubit madrilen që në vitin 2009.
Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, drejtuesit e Cityt kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e Benzemasë për të baindur atë që të bëhet një transferim i tillë ngaSpanja në Angli. /f.a/abcnews.al