Ish-kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, është shumë pranë një transferimi në La Liga. Bëhet fjalë për klubin e Sevillas, e cila është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Atalantën. Në fakt është dhe vetë drejtori sportiv i spanjollëve, Monchi, që ka konfirmuar bisedimet, edhe pse ai ka theksuar se ka ende shumë punë për të bërë.
Sipas raportimit të “Tuttomercatoweb”, Sevilla do ta huazojë fillimisht sulmuesin deri në fundin e sezonit. Në kontratë do të përfshihet një detyrim me të drejtë blerjeje në verë për shumën e 6 milionë eurove si dhe 2 milionë euro të tjera bonuse. Argjentinasi pritet të firmoës më pas deri në vitin 2023 dhe do të përfitojëë 3 milionë euro neto në sezon.
Ndërkohë, ditët e fundit ishte Interi shumë pranë lojtarit, por mesa duket Sevilla është një hap përpara tashmë. Gomez kishte oferta dhe nga Hertha Berlin, klube më të vogla italiane apo dhe nga Al-Hilal, por dëshira e lojtarit është që të luajë ende në nivele të larta.