Era e fortë gjatë orëve të natës ka shkaktuar ortek në zonën e tuneleve në Qafë Thorë. ARRSH bën me dije se po punohet për hapjen e këtij segmenti për qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë në disa akse rrugore ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës të cilat janë pastruar nga kontraktori i mirëmbajtjes.
“Reshje me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin. Grupet e punës me mjetet dhe punëtorë janë në çdo rrugë nacionale për të siguruar qarkullim normal
Në akset: Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës të cilat janë pastruar nga kontraktori i mirëmbajtjes
Në Qafë Thore, në zonën e tuneleve, si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie të një orteku po punohet për hapjen e këtij segmenti”, njofton ARRSH.
/abcnews.al